LAJMI I FUNDIT:

Berisha thërret protestë për vdekjen e 32-vjeçarit, reagon Rama: Kur njeriu bëhet hienë, nuk bëhet më kurrë njeri!

Berisha thërret protestë për vdekjen e 32-vjeçarit, reagon Rama: Kur njeriu bëhet hienë, nuk bëhet më kurrë njeri!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot pas thirrjeve të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha për organizimin e një proteste për vdekjen e 32-vjeçarit, Laer Kurtit, i cili humbi jetën dy ditë më parë pas shoqërimit nga policia e Tiranës.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se ata që prej 24 orësh po akuzojnë policinë për një vdekje për të cilën prokuroria ka folur qartë kërkojnë vetëm rrëmujë.

“Kur njeriu bëhet hienë nuk bëhet më kurrë njeri, po kur njerëzit u venë pas hienave rrezikojnë të bëhen hiena! Si mund t’u shkohet ende pas hienave që prej 24 orësh po shqyejnë një të vdekur nëpër media, duke ia hedhur fajin policisë, kur edhe vetë prokuroria ka folur qartë?!”, ka thënë Rama.


“Çdo shqiptar që i ndjek këto hiena nga mbrapa duhet të pyesë veten çfarë shqiptari është dhe çfarë kërkon pas atyre, që kërkojnë vetëm rrëmujë, konflikt, gjak mundësisht, e që hanë bukën e Shqipërisë po bëjnë duvanë e Rusisë!” shkruan Rama.

Më herë në një deklaratë për mediat, Rama u shpreh për këtë çështje se duhet të presim konkluzionet e hetimeve. Ai akuzoi opozitën se këtë ngjarje duan ta lidhin me rastin e Klodian Rashës për të nxjerrë njerëzit në protesta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Kronika e Zezë
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Kalo në kategori