LAJMI I FUNDIT:

Berisha shkon në SPAK, mohon akuzat dhe sulmon Ramën: Nuk do ta marrë mandatin e katërt

Berisha shkon në SPAK, mohon akuzat dhe sulmon Ramën: Nuk do ta marrë mandatin e katërt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat para se të hynte në Prokurorinë e Posaçme SPAK ku do të njihet zyrtarisht me akuzën, falënderoi demokratët e pranishëm para SPAK të cilëve iu zotua se Kryeministri Edi Rama nuk do të marrë një mandat të katërt.

Ai akuzoi SPAK që e cilësoi si Prokuroria politike private e Edi Ramës, duke shtuar se e ka mbajtur atë në burg politik prej 255 ditësh vetëm me dëshirën e kryeministrit.

Berisha theksoi se në 4 vjet hetime SPAK fshehu dhe manipuloi fakte, duke mos pasur asnjë fakt a dëshmi që të vërtetonte fajësinë e tij.


Berisha paraqitet sot në SPAK, opozita proteston para godinës, Bumçi tregon çfarë pritet të ndodhë
Lexo po ashtu Berisha paraqitet sot në SPAK, opozita proteston para godinës, Bumçi tregon çfarë pritet të ndodhë

“Dy fjalë për qytetarët të pranishëm këtu; jam sot për t’ju paraqitur zotimin solemn se Rama jo që nuk do marrë një mandat të katërt kështu, por shumë shpejt do ta lëshojmë atë me pjesën e trupit që ka më qejf në dhe, në tokë. Prokuroria politike private e Ramës SPAK, bazuar në kallëzimin e rremë të ish- ministrit të Brendshëm Taulant Balla ka hetuar Berishën në tre breza, deri te mbesat që nga koha kur nuk kishin lindur. Kanë hetuar PD që para 20 vitesh, por me urdhër polik mercenarët pre 255 ditësh mbajnë në arrest kryetarin e opozitës pa asnjë fakt apo dëshmi por vetëm me dëshirën e Ramës dhe kërkesën e tij publike në asamblenë e PS. SPAK në dosjen e klubit Partizani fshehu dhe manipuloi fakte dhe më la në burg politik me urdhër të Ramës, mungon fakti penal në 4 vjet hetime”, tha Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Kalo në kategori