Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrustem Berisha në punimet e seancës së parë të Konferencës “FSK dhe Partnerët”, e organizuar nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës theksoi se do të fillojnë një fushatë për të përfshirë pjesëtarët e komunitetit serb në FSK pas largimeve të fundit të këtij komuniteti.
Berisha në këtë konferencë tha se po i kushtojnë rëndësi pjesëmarrjes së këtij komuniteti në FSK, pasi janë detyruar që të japin dorëheqjet e tyre.
“Kemi avancim edhe në përfshirjen e gjinisë femërore. Rëndësi i kemi kushtuar komuniteteve në FSK. Jemi ballafaquar me kërkesa të shumta nga komuniteti serb për largimin nga FSK-ja. Ata janë detyruar që të largohen nga FSK-ja. Ne kemi ndërmarr të gjitha masat për zbutjen e kërkesave të tyre. Shumë shpejt do të fillojmë fushatën për të kyçur këtë komunitet në FSK. Tani jemi në fazën e fillimi të procesit të tranzicionit. Jemi zotuar për tu bërë ofrues rajonal i sigurisë dhe jo konsumues i saj. FSK-ja ka zhvilluar partneritet të fuqishëm me NATO-n dhe KFOR-in”, ka thënë Berisha.
Sipas tij, FSK-ja dhe më tutje vazhdon të vlerësohet si institucioni më i besueshëm në vend.
“Prania e partnerëve tonë në këtë konferencë e bën FSK-në që të krenohet për punën e përbashkët në paqe e siguri e më gjerë”, tha ndër të tjera ministri Berisha.
Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli theksoi se në kuvend janë proceduar tri ligjet e nevojshme për FSK-në.
Veseli tha se FSK-ja gjithmonë do të jetë krah i fuqishëm i NATO-s dhe KFOR-it.
“Jemi shumë krenar sot që qëndrojmë këtu para partnerëve me suksesin të cilin e keni realizuar ju. Një sukses i sovranitetit. Është një dëshmi për paqe, tolerancë, bashkëjetese për të treguar që kemi identitet, shtet dhe t’i mbrojmë vlerat tonë perëndimore që të arrijmë përmes këtij partneriteti që të marrim përgjegjësi edhe jashtë kufijve të Kosovës. Falënderoj gjeneralët e NATO-s, KFOR-in etj. Ne në Kuvendin e Kosovë i kemi proceduar tri ligjet e nevojshme dhe do të lëvizim bashkë në partneritet. Do të jemi me ju. FSK-ja do të jetë krah i fuqishëm i juaj. Ju ftoj dhe sot që të na ndihmoni. FSK-ja është nderi dhe krenaria e Kosovës. Janë njerëzit më të sjellshëm. Kjo do të jetë dhe në të ardhme përcaktimi jonë – paqja”, u shpreh Veseli.
Ndryshe, në këtë ceremoni kanë marr pjesë edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj; komandanti i FSK-së gjenerallejtënant, Rrahman Rama, komandanti i KFOR-it gjeneral major, Salvatori Cuoci, etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës