LAJMI I FUNDIT:

Berisha i reagon Durmishit, publikon dokumente që pretendon se janë kontrata të nënshkruara nga zv.ministri

Berisha i reagon Durmishit, publikon dokumente që pretendon se janë kontrata të nënshkruara nga zv.ministri

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, i është kundërpërgjigjur zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishit, duke i publikuar disa dokumente përmes së cilave pretendon se dëshmohen akuzat e thënë dje në konferencën për shtyp.

Berisha përmes një postimi në Facebook, ka shpërndarë disa dokumente duke i cilësuar ato si versioni origjinal.


“Hysen Durmishi ky është versioni origjinal”, ka shkruar Berisha.

Berisha e akuzoi për katër kontrata të dyshimta, përgjigjet Durmishi: Boll keni vjedhë Bekë
Lexo po ashtu Berisha e akuzoi për katër kontrata të dyshimta, përgjigjet Durmishi: Boll keni vjedhë Bekë

Kujtojmë se dje AAK-ja përmes një konference për media, ftoi Prokurorinë e Shtetit të nisë hetimet për katër kontrata publike kornizë të nënshkruara nga Ministria e Infrastrukturës për siç thuhet mirëmbajtje të autostradave, në këtë rast për autostradat “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”.

Deputeti Berisha para mediave tha se vlera e këtyre kontratave të dyshimta për korrupsion është mbi 400 mijë euro, të nënshkruara nga zëvendësministri Durmishi dhe nga zyrtari përgjegjës i prokurimit në Ministri të Infrastrukturës, Nexhat Krasniqi.

Por, ndaj këtyre akuzave reagoi më pas zëvendësministri Durmishi, i cili përmes një postimi në Facebook mohoi të ketë nënshkruar këto kontrata.

“Nuk i kam nënshkru katër kontrata në vlerë rreth 400 mijë euro o Bekë Berisha sepse me ligj zv. Ministri nuk nënshkruan kontrata nën vlerën 500 mijë euro”, shkroi ai. /Telegrafi/