LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Ndikimi rus në Kosovë ka ardhur përmes Turqisë dhe Serbisë

Berisha: Ndikimi rus në Kosovë ka ardhur përmes Turqisë dhe Serbisë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet,  Hisen Berisha ka thënë se aderimi i tij në PDK është bërë për shkak të lidhjes direkte që ka me Kadri Veselin si dhe për programin e partisë.

Berisha ka thënë se PDK ka ndryshuar.


“Partia Demokratike e Kosovës nuk është ajo e pas luftës, ajo ka ndryshuar. Programi i PDK-së është i mbështetur në luftën kundër korrupsionit. Këto ditë partneri strategjik SHBA më së shumti e ka vizituar liderin e PDK-së, Kadri Veselin”, ka thënë ai në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, transmeton Telegrafi.

Berisha ka thënë së për Kosovën është jetike partneriteti me SHBA-në.

Ai gjithashtu ka folur edhe për ndikimin rus në Kosovë.

“Influenca ruse është munduar të jetë në Kosovë, ndërkohë është edhe influenca e SHBA-së. Influenca ruse është dy tre hapa ma përpara se ajo e SHBA-së. Influenca ruse nuk është e drejtpërdrejtë në Kosovë, mirëpo ka ardhë përmes Turqisë dhe Serbisë”, ka thënë ai.

Berisha është deklaruar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Kriteri amerikan ka qenë duhet të vazhdohet dialogu, dialogu të jetë pa kushte. Nuk do të ketë marrëveshje brenda muajit në qoftë se ne palët qesim kushte. Tashmë e kemi rolin e Amerikës në dialog.  SHBA e ka luftën me Rusinë, Ajo po i nxjerr në shesh, ambiciet e tyre për korrigjim të kufijve”, ka pohuar ai. /Telegrafi/

Debat Plus me Ermal Pandurin – Votat e Hisen Berishës – 11.10.2019

Votat e Hisen Berishës Hisen Berisha – PDKBekim Kabashi – Gazeta ReporteriVehbi Kajtazi – InsajderFidan Rama – RTV Dukagjini

Publiée par Telegrafi.com sur Vendredi 11 octobre 2019

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori