Avokati dhe analisti Besnik Berisha ka thënë se krimet e luftës janë barrë e shoqërisë, por janë edhe turp i drejtësisë.
Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se edhe sot e kësaj dite prokurorët vendorë ende nuk i kanë lëndët e krimeve të luftës.
“Janë konsumuar afatet ligjore të hetimeve nga prokurorët e EULEX-it, dhe aty nuk mund të merret më asnjë vendim”, tha ai.
Berisha ka thënë se është turp për institucionet tona që nuk paguajnë për sistemin e drejtësisë, por merren me aktivitete të tjera si 500 vjetorin e vdekjes së Skenderbeut.
“Ne investojmë në ditëlindjen e 500-të të Skenderbeut, ndërsa kemi prokurorë të papaguar, pa trajnuar e pamotivuar. Nuk del prokurori të intervistojë dëshmitarët në Krushë, duhet një forcë policore që është e trajnuar për krimet e luftës”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai ka thënë se shteti jonë krijon institute për krime të luftës, por nuk bën asgjë për trajnimin e ekspertëve që hetojnë krimet e luftës.
“Neve na trajnojnë të tjerët për tu përgatitur për të këqijat që na kanë ndodhur neve. Kjo është turpi se shteti ynë nuk ndan buxhet. Krijohen institute e task forca për hulumtimin e krimeve të luftës, por në fakt nuk zbardhet asgjë”, tha ai.
Avokati ka thënë se Kosova ka bërë investime në asfalt por jo edhe në drejtësi.
“Kosova ka bërë progres në asfalt, por në drejtësi as 10% i atij në asfalt nuk është bërë, ndërsa për krimet e luftës as 1% progres nuk është bërë”, deklaroi ndër të tjera Besnik Berisha./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit