Deputeti i zgjedhur nga komuniteti egjiptian i Kosovës, Veton Berisha, ka thënë se do ta votojë një qeveri të re nga Kurti.
Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Berisha tha se nuk e ka qëllim të bëhet ministër, por tha se dëshiron që ta japë votën e tij për një qeveri të re të krijuar nga Albin Kurti.
“I kam ofruar zotit kryeministër mandatin tim, jemi duke biseduar për këtë çështje. Jam i gatshëm të jap kontribut maksimal që institucionet të ndërtohen sa më shpejt, i kam ofruar votën time. Në çfarëdo situate nuk do të jem bllokues, por normalisht se do të kërkoj përgjegjësi dhe implementimin e programit i cili është një program që rregullon jetën e komunitetit”.
“Kushtetuta i ka rregulluar këto gjëra. Me shumë respekt i respektoj 42 për qind të votuesve dhe kjo më obligon sepse njihem si institucionalist dhe jam ithtar i respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. I jam përgjigjur ftesave të zotit Kurti, do t’i përgjigjem prapë, dhe jam i interesuar të mbështes zotin Kurti për të krijuar qeveri, dhe shpresoj se ai do t’ia dalë këto ditë që t’i ketë numrat e mjaftueshëm”, theksoi Berisha, për Klan Kosova.
Por, ai tha se nuk i përjashton edhe partitë tjera, në rast se Kurti nuk arrin të formojë qeveri.
“Të njëjtat kërkesa do t’i kem për mandatarin që vjen me radhë, sipas Kushtetutës, dhe normalisht se nuk do të ndalem së kërkuari të mira për komunitetin egjiptian”, theksoi deputeti i zgjedhur Berisha.
Ai tha se me Kurtin ka bisedime të shëndosha dhe tha se shpreson të mos ketë ndërhyrje sikurse të sotmet. “Besoj që edhe Kurti të mos bie në këto ndërhyrje. Nuk më ka bërë të ndihem mirë, sepse ka qenë një përgjigje e zotit Kurti, dhe kjo pas një diskutimi që kemi pasur në mëngjes, dhe pas atij komunikimi që është parë në media, duket me qenë i ndikuar”, deklaroi Berisha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Deputeti i LVV-së, Thaçi: I kemi numrat për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Kurti për qëndrimet e patriarkut Porfirije në Kremlin: E vendos rajonin në një rrezik serioz

Rexhaj i LVV-së: Ka pasur takime me Limajn për votimin e Albulena Haxhiut kryeparlamentare

"Piktura në vlerë 4 milionë euro", pasuria e Përparim Ramës: Prona milionëshe në Kosovë dhe Londër, aksione, objekte me qera...

KQZ tregon sa shpenzuan LVV, PDK, LDK e AAK në tremujorin e parë të 2025-ës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Bota në prag të një lufte të re

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit