LAJMI I FUNDIT:

Berisha ironizon replikat midis Ramës dhe Bashës: Janë të dashuruar, por e kanë mbajtur të fshehtë

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kreut të PD (sot drejtues politik i partisë ‘Koalicioni Euroatlantik’), të zhvilluara gjatë ditëve të fundit.

Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se Rama e Basha e nxorën hapur dashurinë e tyre, që sipas tij, e kishin mbajtur të fshehur prej kohësh, shkruan A2 CNN.

Në vijim të fjalës së tij Berisha tha se dashuritë janë me faza dhe sipas tij nuk ka asgjë të re në këtë histori.

Në përfundim, Berisha i uroi Ramën dhe Bashën, duke thënë ‘Zoti ua shtoftë dashurinë mes tyre’.

“Tani, atë që e kishin të fshehur e nxorën hapur. Kaq mund të them. Se dashuritë janë me faza. Kanë fazën latente, e kanë fazën publike etj. Nuk ka gjë të re. E kishin ata dhe dolën publikisht. Zoti ua shtoftë”, ka thënë Berisha, shkruan A2 CNN.

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Lajme
​Zvonko Veselinoviq i lidhur me kaosin në transportin publik gjatë protestave në Beograd

Policia publikon pamje nga aksioni në veri, ku konfiskuan armë dhe arrestuan 16 persona

Kronika e Zezë
Një zyrtar policor nga veriu i Mitrovicës në mesin e 16 të arrestuarve për trafikim të armëve

Pas 26 vitesh identifikohen mbetjet mortore të Elhami (Qamil) Tahiraga nga Rahoveci

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Kalo në kategori