LAJMI I FUNDIT:

Berisha ironizon me Kurtin: Investimin më të madh e ke bërë në fshatin tim me Urën e Saradranit, është bërë sensacion turistik

Berisha ironizon me Kurtin: Investimin më të madh e ke bërë në fshatin tim me Urën e Saradranit, është bërë sensacion turistik

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka ironizuar në seancën e së enjtes në Kuvend, lidhur me investimet e bëra nga Qeveria Kurti.

Ai u shpreh se kjo qeveri investimin më të madh e ka bërë në fshatin e tij të lindjes, duke ndërtuar Urën e Sarandranit, i cili i lidh dy fshatra, transmeton Telegrafi.


“Si opozitë ndonjëherë e kritikojmë Qeverinë për mospunë, por kur Qeveria bën ndonjë punë të mirë normalisht që edhe i falënderohemi. Po e shfrytëzoj rastin ta falënderoj edhe kryeministrin pasi që kjo qeveri investimin më të madh e ka pasur në fshatin tim të lindjes me një projekt të quajtur Ura e Saradranit, i cili lidh dy fshatra – Ruhotin dhe Sarandranin”, tha Berisha.

Deputeti i opozitës tutje me ironi tha se kjo urë tashmë është shndërruar në sensacion turistik.

“Desha ta falënderoj për këtë projekt, pasi kjo urë është bërë sensacion turistik. Përmes asaj ure ato fshatra do të mund të lidhen edhe me Evropën sepse mund të dalin në rrugë magjistrale e pastaj përmes raportit të Prishtinës mund të shkojë në Evropë kur të duan. Ky është projekt shumë i rëndësishëm për neve”.

Në fund, Berisha pati edhe një kërkesë për kryeministrin Albin Kurti.

“Kryeministër e kam edhe një kërkesë tash me bë edhe një investim në një shtëpi të lisave për të lozur fëmijët. Do të ishim shumë falënderues”, përfundoi ai. /Telegrafi/