LAJMI I FUNDIT:

I bëri këto tri ndryshime dhe më në fund ia arriti t’i formojë muskujt e barkut (Foto)

I bëri këto tri ndryshime dhe më në fund ia arriti t’i formojë muskujt e barkut (Foto)

Përderisa gjatë shumicës së jetës së vet 37 vjeçari Carl Parnell është marrë me futboll, ai thotë se gjithmonë kishte qenë një “fëmijë mbipeshë” edhe përgjatë viteve të tij të adoleshencës. Ai nuk kishte ditur se çfarë duhet të bënte rreth kësaj, por në vitin 2012, Parnell kishte vendosur që domosdoshmërish të ndryshojë kur atëherë vajza e tij 4-vjeçare i kishte thënë se dukej sikurse të jetë fryrë nga një pompë e biçikletës.

“Kjo kishte qenë një goditje e vërtetë emocionale për mua. Mund të shtiresha sikurse nuk kisha asgjë, por faktikisht më kishte lënduar. Megjithatë, kisha pasur nevojë ta dëgjojë atë gjë”, thotë Parnell, transmeton Telegrafi.


Përgjatë dy viteve të ardhshme, ai i ishte nënshtruar dietave dhe rutinave të ndryshme ushtrimore, por gjithmonë kishte qenë cikli i njëjtë: ai humbiste pak peshë, por e rifitonte prapë pas një kohe të shkurtër.

Pas vështirësive të shumta, Parnell kishte vendosur të regjistrohej në një kurs online të nutricionit – dhe pikërisht atëherë gjërat kishin filluar të ndryshonin vërtetë.

Ai kishte studiuar çdo gjë, duke filluar nga hormonet e deri te hipertrofia. Brenda gjashtë javëve të para, Parnell kishte vendosur ta shikojë ushqimin me një pikëpamje krejtësisht të re.

“Besoja çdo gjë që lexoja. Besoja çdo gjë që më thonin njerëzit dhe nuk dija asgjë rreth ushqimit. Asnjëherë nuk mendoja rreth kalorive. Asnjëherë nuk kam menduar se çfarë gjëra specifike përmban një ushqim dhe çfarë i bëjnë ato trupit. Gjithmonë kam menduar vetëm për shijen e një ushqimi”, ka treguar ai, transmeton Telegrafi.Tani, 37 vjeçari me muskuj të skulpturuar të trupit – gjë të cilën e ka arritur falë disiplinës në ushqim dhe ushtrimeve fizike – thotë se suksesin e tij ia dedikon këtyre tri këshillave:

Kushtoni vëmendje të veçantë konsumimit të kalorive
Parnell e pranon se ai thjesht konsumonte shumë kalori brenda dite. Pasi ai e kishte zbuluar se sa kalori i duheshin trupit të tij me nivelin e aktivitetit fizik, ai kishte filluar t’i vërejë rezultatet pasi kishte filluar t’i konsumojë rreth 2,600 kalori në ditë.

Ushqehuni shëndetshëm
Një dietë e mbushur me ushqime të “kota” do të thotë se jeni duke ngrënë shumë kalori, kripë, sheqer dhe përbërës tjerë artificialë. Tani, Parnell e mbushë pjatën vetëm me ushqime të shëndetshme, si gjoksi i pulës për proteina, orizi për karbohidrate dhe një grumbull të madh perimesh.
Mos e privoni veten nga ushqimet e preferuara

Nëse largoni diçka nga dieta dhe thoni se nuk mund ta hani, çfarë do të bëni? Vetëm sa do ta dëshironi më shumë atë ushqim të caktuar.

Prandaj, Parnell sugjeron që herë pas here është mirë t’i konsumoni ushqimet e preferuara sepse vetëm kësisoj mund t’i përmbushni qëllimet tuaja pa u “çmendur”. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Bionde apo zeshkane? 9 gjërat që meshkujt mendojnë për flokët tuaj

Bionde apo zeshkane? 9 gjërat që meshkujt mendojnë për flokët tuaj

Lifestyle
Kalo në kategori