Ajo sot tre vite më parë bëri debutimin në skenën muzikore shqiptare.

Fjala është për reperen tashmë të njohur, Rina Balaj, e cila filloi karrierën si pjesë e labelit “On Records”.


Të parën këngë e solli në bashkëpunim me artistin Endri në dhjetor të vitit 2017 të quajtur, “Janari”.

rin Rina Balaj (Foto: Instagram)

Duke qenë se kanë kaluar tri vite si pjesë e estradës, artistja nga Istogu ka falënderuar të gjithë ata që e përkrahën në rrugëtimin e saj.

“3 vite më parë unë publikova këngën e parë, faleminderit te gjithë njerëzve që më përkrahën dhe besuan në rrugën time. Kurrë nuk do të ju lë. E bekuar”, ka shkruar ajo në një postim të ndarë në InstaStory.

Megjithatë, 21 vjeçarja vitin e kaluar (2019) u largua nga grupi i lartpërmendur nga menaxhimi i Met Elshanit, për të vazhduar si artiste e pavarur.

Përgjatë kësaj kohe, Rina solli një sërë projektesh të suksesshme, përfshirë këtu edhe bashkëpunimet me emra të mëdhenj të muzikës shqiptare. /Telegrafi/