Atalanta po luan si mysafir i Shkahtar Donetsk në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Italianët kaluan shumë shpejtë në epërsi në këtë ndeshje dhe atë në rastin e parë serioz. Një harkim në zonë i Ademola Lookman gjeti Berat Gjimshitin i cili nga afër gjeti rrjetën për 1-0. Mbrojtësi po del të jetë një nga lojtarët kryesor të Atalantas edhe këtë sezon. 

Përveç paraqitjes fantastike në fazën e mbrojtjes, Gjimshiti po tregon se di të bëjë gjerë të mëdha edhe në sulm. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app