Beqaj: Pagat dhe pensionet të sigurta

Sipas Beqajt, është e pamundur që të bëhet rishikimi i buxhetit sepse ai është dashur të fillojë në gjashtëmujorin e parë të vitit, gjë që nuk është realizuar në mungesë të Kuvendit.
“Rishikimi i buxhetit është i pamundur. Nga data 1 tetor, konform Ligjit të buxhetit, Ministria e Financave ka të drejtë për alokim të 5 për qind të buxhetit, me vendim të Qeverisë që të mbulojë të gjitha nevojat që do të paraqiteshin në rast të mungesës në ndonjë kategori”.
“E ritheksoj edhe njëherë, të gjitha pagat, të gjitha pensionet dhe të gjitha projektet nuk kanë asnjë lloj problemi në kuptimin e realizimit të tyre për shkak të mos rishikimit të buxhetit”, ka thënë Beqaj. /RTK/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































