LAJMI I FUNDIT:

Beqaj: Kosova ka potencial për zhvillim të ekonomisë digjitale

Beqaj: Kosova ka potencial për zhvillim të ekonomisë digjitale

“Globalizimi po ndryshon shumë shpejtë mënyrat e të bërit biznes. Ekonomia e internetit po krijon pesë vende pune online për çdo dy vende pune të humbura offline. Çdo vit, ekonomia digjitale e BE-së po rritet me 12%, në kushtet kur sektorët tjerë po shënojnë rënie”, këto komente i ka bërë Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj në hapje të Javës Globale të Ndërmarrësisë (GEW) që ka filluar të hënën në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Në hapje të këtij aktiviteti kanë marrë pjesë Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, Kryeministri Ramush Haradinaj, ministra të Qeverisë së Kosovës, ambasadorë të vendeve mike të Kosovës, udhëheqës të ICK-së, si dhe përfaqësues të sektorit të ekonomisë dhe teknologjisë.

Ministri Beqaj ka theksuar rëndësinë që ka përkrahja e ndërmarrësve, bizneseve fillestare dhe inovatorëve, gjë të cilën ka filluar ta bëjë Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë përmes ndarjes së fondeve dhe krijimit të kushteve për realizim të ideve inovtive të të bërit biznes më themelimin e Qendrave të Inovacionit.


Ministri Besim Beqaj ka thënë po ashtu se Kosova ka potencial për zhvillim të ekonomisë dixhitale dhe të rinjë e të reja me shkathtësi në fushën e inovacionit dhe teknologjisë, të cilët po krijojnë efekt ekonomik për ekonominë e vendit. Ai ka thënë së shumë shpejtë do të kërkojë nga Kryeministri Haradinaj dhe Ministria e Arsimit që lëndët si ndërmarrësia dhe kodimi të futën si lëndë mësimore në shkollat fillore të Kosovës.

Java Globale e Ndërmarrësië (GEW) organizohet për herë të 6-të në Kosovë nga Qendra e Inovacionit e Kosovës (ICK) në bashkëpunim me Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, dhe mbështetet nga Ambasada e Suedisë, GIZ, Ambasada e Norvegjisë. GEW do të zgjasë nga 12 deri më 18 nëntor. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias  - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Botë
Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori