El Pais raporton se Benzema mund të rrezikojë burgun nga tri deri në gjashtë muaj pasi ishte zënë nga radari në 216 kilometra në orë në një rrugë ku kufizimi i shpejtësisë ka qenë 100 kilometra në orë.

Ngjarja sipas gazetës më të madhe spanjolle ka ndodhur pas ndeshjes ndaj Granadas.


Sulmuesi francez është dashur të paraqitet në gjykatë të mërkurën, por seanca ndaj tij është shtyrë për shkak se ai ishte në Barcelonë për ndeshjen ndaj klubit katalanas. /Telegrafi/