Karim Benzema ka qenë i përfshirë në një incident me Mathieu Valbuenan, i cili pretendonte që sulmuesi e ka shantazhuar  për një video kasetë me përmbajtje seksuale.

Por tani mesfushori i Fenerbahces, Valbuena, ka thënë se është i gatshëm që të pajtohet me sulmuesin e Real Madridit duke ia zgjatur dorën.


Që nga ajo kohë sulmuesi i Real Madridit nuk është ftuar asnjë herë në ekipin kombëtar francez nga përzgjedhësi Didier Deschamps.

benzema deschamps Benzema para skandalit

Në një intervistë për Le Parisien, Valbuena ka thënë se nuk e ka problem që të flas me Benzeman.

"Do t’ia shtrëngoja dorën, nuk do ta kisha problem”.

Por përgjigja e  Benzmas nuk ka vonuar dhe ka qenë strikte: "Mund ta mbash për vetë atë shtrëngim dore”, ka shkruari ai në rrjetet sociale.

15214589681057

Benzema kishte mbajtur një natë burg, ndërsa çështja e tij ishte bërë e madhe.

Ai ishte akuzuar nga Valbuena që përmes një shoku të përbashkët, i kishte kërkuar para mesfushorit shtatshkurtër në këmbim të mospublikimit të video kasetës. /Telegrafi/  

telegrafi sport app