LAJMI I FUNDIT:

Bentley Flying Spur me ulëset e pasme, më të mira që mund të gjenden në ndonjë makinë

Bentley Flying Spur me ulëset e pasme, më të mira që mund të gjenden në ndonjë makinë

Niveli më i lartë i luksit, në ulëse që ngrohen dhe ventilohen, derisa pozicionohen në 14 pozita të ndryshme dhe ofrojnë pesë lloje masazhi

Me largimin e Mulsanne, modeli Flying Spur është bërë makina më e rëndësishme e këtij prodhuesi britanik, transmeton Telegrafi.

Brenda kapakut të kësaj makine, është motori me 6.0 litra që prodhon 626 kuaj fuqi, duke i mundësuar që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për 3.7 sekonda, megjithëse kjo makinë peshon 2,347 kilogramë.


Të gjitha pjesët e kësaj makine, janë të punuara me përkushtim shumë të madh, derisa ulëset janë të një niveli shumë të lartë, që vështirë se mund të gjendet në ndonjë makinë tjetër.

Ulëset janë të zbukuruara me kristale diamantesh, panelet e dyerve kanë lëkurë tre dimensionale, derisa tavani është i mbështjellë i tëri me lëkurë.

Modifikimet që i janë bërë ulëseve të pjesës së pasme, bëjnë që ata që ulen pas, të ndjehen po aq të respektuar sa edhe personat në pjesën e përparme.

Para udhëtarëve të pjesës së pasme, është sistemi infoteitment, konsola shumë funksionale e ndjeshme në prekje, kontrolli i klimës dhe roletat për dritare.

Blerësit mund të kërkojnë edhe një tablet Android me 12 inç me rrjetin 4G, si dhe WiFi dhe Bluetooth.

Që tingulli të jetë sa më i mirë, është vendosur audio sistemi me 1,200 vat, amplifikatori me 21 kanale dhe 19 altoparlantë Super Tweeters. /Telegrafi/