Këngëtarja Benita Zena ka bërë deklarata të forta në një bisedë me Toney, duke ndarë mendimet e saj mbi ndërhyrjet estetike tek femrat.

Ajo u shpreh se dëshira për të përmirësuar pamjen fizike është e përhapur tek të gjitha gratë.


“Të gjitha femrat kan dëshirë me bë ndërhyrje estetike. Më vjen keq për ato që nuk kanë mundësi për t'i bërë”, tha Zena.

Foto: Instagram

Artistja theksoi se nuk duhet të ketë paragjykim ndaj grave që vendosin të ndërhyjnë në pamjen e tyre.

Benita ka qenë gjithmonë e hapur për temat që lidhen me pamjen dhe imazhin publik, dhe kësaj radhe nuk bëri përjashtim.

Ajo nënvizoi se çdo femër ka të drejtën të zgjedhë se si dëshiron të duket.

Ndërkohë, diskutimet mbi ndërhyrjet estetike vazhdojnë të jenë një temë e nxehtë në rrjetet sociale, veçanërisht mes të rinjve dhe personazheve publikë që promovojnë një pamje të përmirësuar fizike. /Telegrafi/