I BËNI ÇDO DITË: Pesë gjëra TË PAZAKONSHME të cilat mund t’ju zvogëlojnë IQ-në
Inteligjenca është gjë subjektive dhe dallohet nga njëri person te tjetri, mirëpo në të mund të ndikojnë disa gjëra përfundimisht të papritura.
Ekspertët, transmeton Telegrafi, thonë që këto pesë gjëra mund të zvogëlojnë kapacitetin e vërtetë të trurit tuaj, por edhe të rrezikojnë shëndetin tuaj:
1. E teproni me sheqerin
Hulumtimet kanë treguar që truri ngadalëson pas 6 javësh të konsumimit të rregullt të sheqerit – kjo mund të ndikojë në memorien dhe aftësinë tuaj të mësimit.
Nga ana tjetër, sheqeri mund të dobësojë aftësinë tuaj për të mësuar. Për studentët nuk këshillohet konsumimi i produkteve që përmbajnë nivele të larta të fruktozës.
2. Pirja pasive e duhanit
Mbase nuk jeni duhanpirës, mirëpo rezultatet e studimit të Universitetit të Michiganit kanë treguar që fëmijët e ekspozuar ndaj tymit të duhanit kanë rezultate më të dobëta në shkollë dhe IQ më të ulët.
Tymi i cigares e ekspozon trurin ndaj substancave të shumta, ndërkaq ekspozimi i gjatë rrit sasinë e monoksidit të karbonit në trup i cili zëvendëson oksigjenin i cili është shumë i nevojshëm për trurin tuaj.
3. Pesha e tepërt trupore
Kilogramët e tepërt bartin rrezik të shtuar nga demencia dhe aftësitë e këqija kognitive.
Nëse vëmendja juaj është e përqendruar në shumë gjëra tjera derisa hani, truri juaj nuk do të vërejë që jeni ngopur dhe shumë lehtë mund të vijë deri te ngrënia e tepërt e cila shkakton trashjen dhe shumë probleme shëndetësore.
Një studim i kohëve të fundit që është kryer në Universitetin e Montrealit, ka zbuluar se ushqimi me yndyrë, mund të ndryshojë kimikatet në tru.
4. Stresi
Situatat stresuese zvogëlojnë numrin e koneksioneve midis neuroneve në tru dhe vështirësojnë aftësinë tonë që në të ardhmen t’ia dalim mbanë situatave të ngjashme.
Njerëzit që nuk arrijnë të përdorin inteligjencën emocionale, zakonisht përjetojnë ndjenjat e ankthit, depresionit, kanë tendencën të abuzojnë me substancat si dhe të mendojnë mbi vetëvrasjen.
5. Multitaskingu
Mbase mendoni që jeni të mençur sepse jeni në gjendje të bëni dy-tri gjëra njëkohësisht, mirëpo hulumtimi i Universitetit Stanford ka treguar që personat të cilët përfundojnë gjërat njërën pas tjetrës kanë aftësi dukshëm më të mira kognitive.
Me një hulumtim është treguar që truri njerëzor më së shumti mund të durojë kryerjen e dy punëve komplekse në të njëjtën kohë. Nëse shtoni të tretën, produktiviteti reduktohet konsiderueshëm dhe numri i gabimeve rritet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës