LAJMI I FUNDIT:

Bendevska: Përgatisim kallëzim penal për Ministrinë së Arsimit dhe Shkencës

Bendevska: Përgatisim kallëzim penal për Ministrinë së Arsimit dhe Shkencës
Foto: Ilustrim

Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi po përgatit padi për mbrojtje nga diskriminimi ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për shkak të mungesës së teksteve shkollore, tha kryetarja e Komisionit, Vesna Bendevska.

Në takimin e sotëm me qytetarët, përfaqësues të sektorit civil dhe pushtetit lokal në Strugë, Bendevska tha se komisioni punon në disa çështje mbi strukturën e disiplinës, pra kur preket një popullsi e madhe, si mungesa e teksteve dhe mos sigurimi i transportit falas për nxënësit dhe gjimnazistët e shkollave të mesme dhe të fakulteteve private.


Duke theksuar numra ajo tha se gjithsej edhe 123 tekste janë të nevojshme, në 1 shtator kanë munguar 46, siç po thekson ajo, është më shumë se një e treta e teksteve në paralele të ndryshme në gjuhë të ndryshme mësimore.

Pikërisht për këtë, Komisioni ka konstatuar se kur nuk ekziston teksti shkollor si mjet bazë për realizimin e procesit mësimor-edukativ, pra nuk ka qasje të barabartë në arsim cilësor krahasuar me atë që kanë tekstet./Telegrafi/