Bën homazhe legjenda e "Rolling Stone" që performoi me Payne në X Factor

Një postim nga legjenda e Rolling Stones, Ronnie Wood, i shtohet listës në rritje të figurave muzikore që kanë nderuar Liam Payne.
Kitaristi ndau videon e tij duke performuar përkrah Payne dhe “One Direction” X Factor” në 2010, ndërsa tha se 31-vjeçari do t'i mungojë shumë.
Ai shkruar: Jam i tronditur dhe i pikëlluar kur dëgjova për vdekjen e Liam Payne”, shkruan SkyNews.

Më tutje ai vazhdoi: “Ishte kënaqësi të punoja me të në performancën tonë në X Factor. Zoti e bekoftë Liamin. I kam në mendje të gjithë të dashurit e tij. Ai do të na mungojë shumë”.
Të trishtuar kanë reaguar edhe të tjerë si Rita Ora, nëna e Harry Styles e shumë fansta të trishtuar nga kjo humbje.

Sipas një zyrtari lokal, këngëtari ra në oborrin e hotelit CasaSur, i cili ndodhet në lagjen e njohur të Palermos.
Alberto Crescenti, kreu i sistemit të urgjencës mjekësore shtetërore, konfirmoi se ai u gjet pa jetë në këtë hotel. /Telegrafi/












































