LAJMI I FUNDIT:

Ben Chillwell humb sezonin, duhet të operohet për lëndimin në gju

Ben Chillwell humb sezonin, duhet të operohet për lëndimin në gju

Një lajm shumë i keq për Thomas Tuchel dhe Chelsean, pasi Ben Chillwell, mbrojtësi anësor i Bluve të Londrës duhet t’i nënshtrohet një operacioni që do ta mbajë jashtë për disa muaj.

Më këtë lajm, ky sezon mund të konsiderohet i mbyllur përpara kohe.

Ka qenë vetë klubi londinez që ka konfirmuar se Chillwell i cili pësoi një dëmtim në ligamentin e kryqëzuar gjatë ndeshjes Chelsea-Juventus që u mbyll me fitore do t’i duhet t’i nënshtrohet operacionit.


Fillimisht stafi mjekësor i Chelsea e la lojtarin të rikuperohej pa kryer ndërhyrje kirurgjikale me shpresën se me kalimin e javëve gjërat do të shkonin mirë, por nuk pati shenja përmirësimi dhe operacioni ishte i vetmi shpëtim për Chillwell.

Ai këtë sezon të Ligës Premier është aktivizuar në 6 takime duke shënuar 3 gola dhe duke dhënë një asistim.

Chelsea mund të shikojë të bëjë ndonjë përforcim për krahun e majtë./Telegrafi/