LAJMI I FUNDIT:

Ben Blushi: Elvis Roshi më kërcënon me sms

Ben Blushi: Elvis Roshi më kërcënon me sms

Deputeti socialist, Ben Blushi, denoncoi sot në Kuvend fyerjet që sipas tij kryebashkiaku i Kavajës i bën duke i dërguar mesazhe.
Në fjalën e tij në seancën e sotme, Blushi tha se Elvis Roshi i kishte dërguar mesazhe fyese dhe kërcënuese. “Kam marrë sms nga Elvis Roshi. Më ka dërguar disa mesazhe kërcënuese në telefon”, tha Blushi.

Duke u drejtuar nga kryeministri Rama, Blushi tha se Roshi ka mbrojtjen e tij. “Roshin e mbron ti, ndaj ai guxon. Mbi çfarë kriteresh mbahen në punë personazhe të tilla?”, tha Blushi.

“Kush është ky? Elvis Roshi apo Ervin Roshi? Kur kam qenë i vogël, nëpër lagjet e Tiranës kam parë plot si ai”, tha Blushi.


Pas kësaj deklarate, nga salla reagoi deputetja Jozefina Topalli, e cila nguli këmbë që kryeministri Rama të jepte shpjegim lidhur me këtë.

Kjo shkaktoi konfuzion në sallë dhe kryetari i Kuvendit njoftoi për një ndërprerje disaminutëshe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori