Ata kanë qenë të pandashëm që kur zbuluan romancën e tyre para gjithë botës në fillim të këtij viti.

Dhe Ben Affleck, 47-vjeçar, dhe e dashura e tij Ana de Armas, 32-vjeçare, dukeshin shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit ne lagjen e tyre ‘Venice Beach’ gjatë të hënës.


Aktorja kubanezo-spanjolle u shfaq me plot stil në një triko të zezë dhe një palë pantallona të gjera ngjyrë ulliri.

29925550 8448503 Happy together Ben Affleck and girlfriend Ana de Armas looked lo m 2 1592853687593 Ben Affleck dhe Ana de Armas (Foto: Backgrid)

Ajo vendosi disa qafore të arit dhe një palë atlete të bardha për të kompletuar dukjen e saj tërheqëse.

Shëtitja e tyre vjen pasi çifti kaluan vikendin e kaluar tek nëna e Ben me fëmijët e tij, Violet, Seraphina, 11, dhe Samuel, tetë në Georgia.

“Ata janë duke kaluar disa ditë në Georgia me fëmijët e Ben”, ka thënë një burim i afërt me çiftin.

“Janë duke shijuar një kohë të mirë. Ai e bën të qesh tërë kohën atë dhe ajo ka një qëndrim të mirë. Prioriteti i tij i parë do jenë gjithnjë fëmijët e tij”, shton më tej burimi.

29925554 8448503 image a 4 1592853711243 Ben Affleck dhe Ana de Armas (Foto: Backgrid)

Ben më parë ka qenë i martuar me Jennifer Garner dhe dyshja u divorcuan në vitin 2018 pas më shumë se një dekade.

Sido që të jetë, ylli i Hollywood-it ‘gjithmonë sigurohet të gjejë kohë për Anan dhe për të ajo është e para’. /Telegrafi/

29926676 8448503 image a 12 1592855570660 Ben Affleck dhe Ana de Armas (Foto: Backgrid)