LAJMI I FUNDIT:

Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve

Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve

Jude Bellingham ka marrë një injeksion qetësues para ndeshjes me Bayern Munichun, raporton COPE.

Anglezi pësoi një goditje në kyçin e këmbës në stërvitje, por vendosi të mos tërhiqej nga skuadra.

Real Madridi po përballet me Bayernin në Bernabeu në duelin që nisi nga ora 21:00 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.


Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Lexo po ashtu Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Jude ka qenë lojtari më i mirë i Madridit këtë sezon, duke shënuar katër gola dhe katër asistime në 9 ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe 18 gola dhe katër asistime në 26 paraqitje në La Liga deri më tani këtë sezon.

Aktualisht ndeshja është pa gola, ndërsa rezultati io përgjithshëm është 2-2.

Skuadra që fiton sonte, do të përballet me Borussia Dortmudin në finale më 1 qershor në stadiumin ikonik “Wembley”. /Telegrafi/