LAJMI I FUNDIT:

Bella Thorne shfaq me krenari aknet në shpinë

Bella Thorne shfaq me krenari aknet në shpinë

Bella Thorne ndau ‘pamje’ të reja tërheqëse të vetes natyrale.

Ajo duket e mrekullueshme në fotot e saj të reja pasi dëshmon se nuk ka frikë të tregojë pjesë me akne të trupit të saj, duke përfshirë “aknet e shpinës”.


Aktorja në Instagram ndau këto fotografi dhe mori vëmendjen e fansave të saj menjëherë.

View this post on Instagram

A post shared by BELLA (@bellathorne)

Bukuroshja me flokë të kuqe ka veshur një trupore të zezë nën një këmishë të bardhë mëndafshi me pika të zeza në foto, teksa pozonte në mënyrë seksi.

“Po, unë kam akne në shpinë”, shkroi ajo ndër të tjera në mbishkrimin e fotografisë.

Foto: Instagram

Fansat u përgjigjën shpejt në pjesën e komenteve të postimit të paharrueshëm të Bellas dhe ata nuk kishin asgjë tjetër përveç gjërave pozitive për të thënë. “Ju jeni shumë e bukur”, shkroi dikush ndërsa një tjetër e quajti atë “kaq perfekte”.

Ndryshe, kohëve të fundit shumë vajza të famshme po ndajnë foto pa grim ose pa filtra, kështu duke u munduar të inkurajojnë njerëzit ta duan veten ashtu siç janë. /Telegrafi/