Me siguri të gjithëve u bie në mend një nga paraqitjet e Bella Hadid në tapetin e kuq që bëri bujë të madhe në tabloidet ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për një nga shfaqjet e modeles në Festivalin e Kanës të vitit 2016, në të cilin kishte veshur një fustan të kuq të Alexandre Vauthier, mjaft elegant por që i zbuloi më shumë se ç’ duhet yllit të pasarelave.


Imazhet nga evenimenti bën xhiron në rrjet pasi në disa momente dukej një pjesë e trupit të saj.

bella hadid Bella Hadid (Foto: Getty Images)

Ajo së fundmi gjatë një intervistë për Vogue, është kthyer pas në vite dhe ka rikujtuar këtë dalje publike.

Bella theksoi se edhe sot ndjehet e turpëruar për këtë moment dhe se fustani nuk i përshtatej stilit të saj duke i dhënë kështu njerëzve një perceptim të gabuar për të.

bella hadid01 5f154f4d 7ca3 4ca5 a009 2b1b34d8d646 Bella Hadid (Foto: Getty Images)

“Ky është një moment ikon me fustanin e kuq. Ndihesha nervoze me këtë fustan. Dukesha shumë seksi dhe isha nervoze për kamerat dhe që kisha shumë grim në fytyrë. Ndihem e turpëruar për këtë moment, edhe pse fustani është i mrekullueshëm. Nuk ndihesha vetvetja. Kjo është alteregoja ime”.

“Unë jam e kundërta e saj. Ajo është shumë va-va-voom. E dua shumë atë. Ajo ishte shumë nervoze”, është shprehur më tej ylli amerikan.
Incidentet e tilla në skenë janë të shumta, përkundër se yjet përkujdesen që në çdo gjë të duken perfekt. /Telegrafi/

cannes 2016 Bella Hadid (Foto: Getty Images)