Bella Hadid u kthye në New York gjatë fundjavës së festave, ajo u fotografua e veshur me një maskë dhe një kombinim veshjesh shumë të bukur të stilit të rrugës.

Modelja 23-vjeçare kombinoi tutat me stampime Playboy, me një bluzë të bardhë të shkurtër.


Ajo mbante një çantë ngjyrë portokalli nga Telfar dhe iPhone-in me kufje, duke kombinuar tërë veshjen me syze dielli dhe vathë të varur.

gettyimages 1253931087 Foto: GettyImages

Në përgjithësi, ishte një kombinim i shkëlqyeshëm.

bella hadid wears a mask goes shopping 03

Kjo është një nga daljet e para të Hadid që nga fillimi i pandemisë. Ajo u fotografua për herë të fundit në Itali me Hailey Baldwin, ku të dyja bënë një foto me rroba banje në një jaht.

bella hadid wears a mask goes shopping 01

Përndryshe, Hadid ka kaluar pjesën më të madhe të kohës jashtë qytetit, duke u karantinuar në Pensilvani me nënën e saj Yolanda Hadid dhe motrën Gigi Hadid. /Telegrafi/

bella hadid wears a mask goes shopping 05