LAJMI I FUNDIT:

Belgjika me pikë maksimale, triumfon ndaj Finlandës

Belgjika me pikë maksimale, triumfon ndaj Finlandës
(Foto: Twitter/Screenshot/Statman Dave)

Belgjika e ka regjistruar edhe fitoren e tretë në fazën grupore të ‘Euro 2020’ duke e mposhtur skuadrën e Finlandës.

Asgjë nuk ishte e vendosur në Grupin B deri në xhiron e fundit, meqenëse gjithçka ishte e hapur.

Gjysma e parë e zhvilluar në Saint Petersburg Stadium nuk prodhoi gola, megjithëse rastet nuk munguan për belgët.


Në minutën e 65-të, Romelu Lukaku  e futi topin në rrjetë pas një asistimi të shkëlqyer nga Kevin De Bruyne, mirëpo pas konsultimit të VAR-it, goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Pas një harkimi nga këndi, portieri finlandez, Lukas Hradecky, në përpjekje që ta largonte topin e futi në portë (74’).

Nuk mund të mungonte goli i Romelu Lukakut (81’), i cili u asistua nga Kevin De Bruyne për ta realizuar golin e sigurisë.

(Foto: Twitter/Belgian Red Devils)

Tri ndeshje, tri fitore dhe nëntë pikë të arkëtuara – Belgjika vazhdon në 1/8 e finales si liderë e Grupit B. Finlanda mbetet e treta në renditje me tri pikë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=FkecJQce4CU

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori