Belgjika ndalon përdorimin e TikTok në telefonat e punës të qeverisë federale
Punonjësit e qeverisë federale belge nuk do të lejohen më të përdorin aplikacionin në pronësi kineze TikTok në telefonat e tyre të punës, tha të premten kryeministri belg Alexander De Croo.
De Croo tha se këshilli belg i sigurisë kombëtare kishte paralajmëruar për rreziqet që lidhen me sasitë e mëdha të të dhënave të mbledhura nga TikTok, e cila është në pronësi të firmës kineze ByteDance, dhe faktin që kompanisë i kërkohet të bashkëpunojë me shërbimet e inteligjencës kineze.
“Ky është realiteti”, tha kryeministri në një deklaratë. “Kjo është arsyeja pse është logjike të ndalohet përdorimi i TikTok në telefonat e ofruar nga qeveria federale. Siguria e informacionit tonë duhet të mbizotërojë”, shtoi tutje kryeministri, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.
TikTok në një deklaratë tha se ishte i zhgënjyer me një vendim për të cilin kompania tha se bazohej në “informacion thelbësisht të gabuar”. Firma kineze tha se ruan të dhënat e përdoruesve në SHBA dhe Singapor dhe po ndërton qendra të dhënash në Evropë.
“Qeveria kineze nuk mund të detyrojë kombet e tjera sovrane të ndajnë të dhënat që ruhen në territorin e tyre”, tha një zëdhënës i kompanisë.
Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian muajin e kaluar e ndaluan përdorimin e TikTok në telefonat e stafit për shkak të shqetësimeve në rritje në lidhje me kompaninë dhe nëse qeveria e Kinës mund të mbledhë të dhënat e përdoruesve ose të avancojë interesat e saj.
Pekini ka mohuar rregullisht të ketë ndonjë qëllim të tillë. Qeveria rajonale flamande e Belgjikës të enjten njoftoi se do të kufizonte qasjen në TikTok në telefonat e stafit, dhe qeveritë e tjera rajonale u nxitën nga De Croo të zbatonin të njëjtat rregulla. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të Google Maps
Piratët ndajnë edhe objektet 3D
Trump pretendon se pezullimi i tij nga Twitter po shkakton "zemërim"
Paralajmërim serioz se pse nuk duhet të karikoni telefonin gjatë natës kur jeni në gjumë
Apple zgjeron kampanjën "Ka më shumë në një iPhone"
Mjeti i ri me Al mund të ndihmojë në betejën kundër Alzheimerit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A