LAJMI I FUNDIT:

Bel për t’u mburrur: Tri ushtrime të cilat rrafshojnë shpejt stomakun!

Bel për t’u mburrur: Tri ushtrime të cilat rrafshojnë shpejt stomakun!

Shumica besojnë që është e vështirë të eliminohet dhjami nga stomaku, ndërkaq nevojitet vetëm pak kohë dhe ushtrime të përshtatshme të cilat shpejt japin rezultatet e pritura.

Të gjitha femrat e dinë që nuk ekziston rrugë e shkurtër deri te linja të bukura trupore, mirëpo dëshira e shumicës gjithsesi është të kenë trup të skalitur, muskuj të tendosur dhe, sipas mundësisë, bel sa më të hollë, transmeton Telegrafi.


Para se të filloni ushtrimet, do të duhej të dini se si funksionojnë muskujt e stomakut dhe se si trupi juaj djeg tepricën e kilogramëve. Yndyrat janë shenjë e marrjes së kalorive të tepërta nëpërmjet ushqimit, të cilat organizmi i ruan të shtresuara nëpërmjet indeve muskulore.

Nëse qëllimi juaj është që të keni bel më të hollë dhe të keni stomak të rrafshët, gjëja e parë që do të bëni është që në tërësi të eliminoni shtresat e dhjamit të cilat fshihen në muskujt tuaj të barkut.

Ushtrimet bëni në tri seri nga dhjetë përsëritje për secilën anë.

1. Përkulja anash

Në pozitën qëndrim në këmbë hapni pak këmbët ashtu që shputat t’ju jeni në gjerësinë e supeve. Drejtoni shpinën. Njërën dorë ngrijeni mbi kokë, ndërkaq tjetrën mbështeteni në ije. Lehtë lakojeni trupin anash, në anën e kundërt.

2. Përkulje me tendosje

Qëndroni në të njëjtën pozitë. Tani të dyja duart ngrini mbi kokë, ashtu që me njërën dorë të kapni nyjën e anës tjetër dhe lehtë tërhiqeni anash njësoj në drejtim të anës së kundërt. Ky ushtrim do t’ju tendosë muskujt anësor të stomakut dhe do të djegë tepricën e dhjamit në bel.

3. Rrotullimi i trupit

Derisa jeni duke qëndruar në pozitën fillestare, lehtësisht lakoni duart në bërryla. Filloni me rrotullimin e torzos në bel një herë në njërën anë herën tjetër në anën tjetër. Për shkak të qarkullimit të nxitur të gjakut, shumë shpejt do ta ndieni nxehtësinë përreth belit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Kalo në kategori