Bekteshi thotë se na pret dimër shumë i vështirë: Do të shpallim gjendje krize në sektorin e energjisë
“Ne presim një dimër shumë të vështirë dhe të paparashikueshëm në aspektin energjetik, i cili nuk varet vetëm nga Maqedonia e Veriut apo vendet e rajonit, përkundrazi, varet nga mënyra se si do të zhvillohet situata me luftën në Ukrainë. Nuk priten kufizime të energjisë elektrike, edhe nëse kemi ndalim të importit të energjisë elektrike dhe gazit në vend. Në muajin gusht do të kërkojmë sërish shpalljen e gjendjes së krizës në sektorin e energjisë elektrike për të pasur mundësi të ndërhyjmë përmes masave shtesë për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike nga kapacitetet vendore”.
Këtë e tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për media ku informoi për hapat dhe masat e ardhshme që do të ndërmerren për të mbrojtur qytetarët nga goditja e çmimeve.
“Do të kemi dimrin më të vështirë, situata është shumë e vështirë dhe e paparashikueshme jo vetëm në Maqedoninë e Veriut dhe vendet e rajonit, por edhe në varësi të asaj se si do të zhvillohet lufta në Ukrainë. Ne jemi duke punuar në ofrimin e mënyrave alternative të furnizimit me energji, nëse kemi ndalim të plotë të importit të gazit në mënyrë që ngrohtoret dhe objektet industriale të funksionojnë. Në seksionin për burimet alternative, sipas ligjit, parashikohet edhe kalimi i tyre në një burim tjetër energjie, pra në mazut”, tha Bekteshi.
Lidhur me furnizimin me gaz për sezonin e ardhshëm të ngrohjes, ministri Bekteshi potencoi se po bëhen përpjekje që të ketë burime alternative të furnizimit, duke qenë se Maqedonia e Veriut është plotësisht e varur nga gazi rus.
“Nëse arrijmë në bashkëpunim me Bulgargastrans të çlirojmë një pjesë të kapaciteteve të gazsjellësit që kemi me Bullgarinë, i cili është plotësisht i marrë me qira nga Gazprom, atëherë do të jemi në gjendje të furnizohemi me gaz nga Azerbajxhani apo Turqia, nëse Rusia ndalon dërgesat tona të gazit”, tha Bekteshi.
Ministri Bekteshi gjithashtu informoi se Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka dhënë dje 100 milionë euro për likuiditetin e SH.A. EMV në mënyrë që gjatë vitit të ketë fonde për të blerë energji elektrike nëse ka mungesë dhe për të blerë qymyr dhe mazut për objektet e prodhimit vendas të energjisë elektrike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime