Beko bëhet partneri i ri kryesor i FC Barcelona

Beko, është brendi kryesor i pajisjeve shtëpiake në Evropë njofton për vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit me FC Barcelona, që do të jetë fryt i shumë iniciativave të përbashkëta gjatë 3 sezoneve të ardhshme sportive.
Njoftuar në konferencën e përbashkët për shtyp në stadiumin Camp Nou të Barcelonës, kjo marrëveshje e re vendos Beko si partner kryesor dhe zyrtarisht i jep titullin Partner Zyrtar i Trajnimit i FC Barcelona ndërsa mbetet zgjedhja kryesore e FC Barcelona për pajisjet shtëpiake.
Nënkryetari i Koç Holding, konglomeratit më të madh të Turqisë dhe shoqëria mëmë e Beko, Ali Y. Koçi komenton: “Ne jemi të kënaqur të zgjerojmë marrëdhëniet tona me FC Barcelona, një nga klubet futbollistike më të mëdha në botë.
Beko, ashtu si FC Barcelona ka një histori krenare dhe afatgjate të përpjekjeve të vazhdueshme për të përmirësuar standardet dhe zhvillimin e inovacioneve të reja. Jo vetëm kaq, por ne besojmë se sporti ka një fuqi të pabesueshme për të sjellë njerëzit së bashku përmes vlerave të përbashkëta, shpirtit ekipor dhe sfidës për të përmirësuar veten çdo ditë. Prandaj, jemi krenar që kemi FC Barcelona në anën tonë, ndërsa përpiqemi të rritemi dhe të kemi sukses global gjithmonë e më të madh në vitet e ardhshme.
Beko ka zgjeruar vetëdijësimin e brendit të saj nëpërmjet klubit global të tifozëve të FC Barcelona, që arrinë diku rreth 300 milion anëtarë. Brendi gjithashtu gëzon të qenit një nga 3 sponsorët kryesorë në 13 vendet që udhëhiqen nga vendet e Evropës Lindore që kanë vetëdijen më të lartë të sponsorizimit. Që nga fillimi i sezonit 2014-2015, kur filloi mandati i parë i sponsorizimit, Beko u përcjell me një rritje të vazhdueshme në Spanjë dhe u bë njëri prej 3 brendeve kryesorë të tregut. Si brend i pajisjeve shtëpiake Beko ka rritur vetëdijësimin e brendit në veçanti në Azinë e Paqësorit, Lindjen e Mesme, Afrikën dhe Evropën Lindore.
Duke komentuar nënshkrimin e marrëveshjes Josip Maria Bartomeu, Presidenti i FC Barcelona, shton:
“Është vërtetë një nder që Beko dhe FC Barcelona mund të vazhdojnë atë që tashmë njihet si një partneritet i madh dhe i suksesshëm. Jemi të kënaqur që Beko do të bëhet Parneri Zyrtar i Trajnimit që ndihmon për të fuqizuar përditshmërinë në objektet tona të stërvitjes me gamën e tyre të pajisjeve shtëpiake. Një ndjenjë e përbashkët e ambicies, respektit dhe punës ekipore ndahet nga Beko ndërsa ne kërkojmë të rrisim brendet tona në nivelet më të larta në mbarë botën dhe unë pres që në 3 vitet e ardhshme të punojmë dhe të shohim se sa gjëra të mëdha mund të arrijmë së bashku”. /Telegrafi/
“JO VETËM NJË SPONSORIZIM POR NJË KAUZË SHOQËRORE”Të dy këto brende gëzojnë vlera të përbashkëta, të rrënjosura në dëshirën për të bërë një ndryshim të vërtetë në jetën e njerëzve si në nivel global po ashtu edhe në atë lokal. Ky vision i përbashkët ka rezultuar në një iniciativë globale nga Beko, ‘Ushqehu si një kampion’, dhe sot Beko dhe FC Barcelona e shpallin Gerard Pique si një ambassador global për programin.‘Ushqehu si një kampion’ synon të ndihmojë në trajtimin e epidemisë së obezitetit të fëmijëve duke ndihmuar kështu prindërit dhe fëmijët në rëndësinë e të ushqyerit shëndetshëm dhe duke ju treguar se me çfarë ushqehen heronjët e tyre në mënyrë që të performojnë në nivelet më të larta.




















































