Bekim Zogaj zbulon pse u pensionua nga referimi në kulmin e karrierës

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është Bekim Zogaj – ish-gjyqtari i njohur ndërkombëtar, i cili për herë të parë ndan rrëfimin e tij të plotë: nga një futbollist i zakonshëm pa shumë perspektivë, në një nga emrat më të respektuar të gjykimit në rajon. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Në vazhdën e podcastit Zogaj gjithashtu u ndal për të folur rreth pensionimit të tij si gjyqtar aktiv.
Ai dha edhe arsyet pse e mori këtë vendim të dhimbshëm në kulmin e karrierës.
“Ne e kemi moshën e kufizuar domethënë në Federatën e Zvicrës, 45-vjeçar ndoshta do të kisha mundur që ta shtyej edhe një vit”.
“Por ma ofruan një pozicion atëherë në Federatë nga vera e vitit 2024, të bëhem përgjegjës i të gjithë asistentëve në futbollin profesional”.
“Edhe ndonjëherë duhet të jesh në vendin e duhur dhe unë isha dhe më instaluan si përgjegjës i të gjithë asistentëve”.
“Vendimi për tërheqjen erdhi pas Kampionatit Evropian. Më mirë është të japësh tërheqjen kur je në kulm dhe jo të të thotë dikush ja ku është dera”, ka thënë Zogaj mes tjerash.
Episodin e plotë me Bekim Zogajn mund ta ndiqni në RTV Dukagjini me fillim nga ora 17:10, si dhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com


















































