Bekim Jashari njofton se një person po kërkon para në emër të tij, apelon për kujdes

Ish-kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari ka paralajmëruar qytetarët dhe bizneset për një rast mashtrimi që po qarkullon në emrin e tij.
Ai njoftoi se një person me numër telefoni të Bosnjës po kontakton individë, biznese, hoxhallarë dhe humanistë, duke u prezantuar si Bekim Jashari dhe duke kërkuar para, duke pretenduar se ato janë për shërimin e një të afërmi në një shtet tjetër.
“Sot jam njoftuar se një person, me numër telefoni të Bosnjës (+387 62 127 440), po kontakton biznese, qytetarë, hoxhallarë dhe humanistë, duke u prezantuar në emrin tim dhe duke kërkuar para, kinse për shërimin e një të afërmi në një shtet tjetër”, ka shkruar Jashari.
Jashari ka bërë thirrje që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e këtij mashtrimi. Ai gjithashtu kërkon që rastet e dyshimta të raportohen menjëherë në polici.
Ai u ka bërë apel organeve të rendit që të ndërmarrin veprime urgjente për të zbardhur dhe ndaluar këtë veprim kriminal. /Telegrafi/


































