LAJMI I FUNDIT:

Bekim Jashari flet për arrestimin e Gucatit dhe Haradinajt

Bekim Jashari flet për arrestimin e Gucatit dhe Haradinajt
Foto: Arkiv

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka folur për zhvillimet e fundit rreth Gjykatës Speciale, ndërsa ka thënë se aksioni i EULEX-it për arrestimin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, ka qenë mirë i organizuar nga “njerëzit e vendit tonë”.

Ai ka thënë se nuk është kundër Gjykatës Speciale, por drejtësia të jetë për të gjithë dhe jo e njëanshme.

“Nuk jam kundër gjykimit të krimeve të luftës, sepse qysh kur është shpallur Kosova e pavarur, unë i kam thënë kryeministrit të atëhershëm që të themelohet një gjykatë për gjykimin e krimeve të luftës, pasi që çdo vend që del nga lufta duhet të kalojë nëpër këtë proces”, ka thënë Jashari në “Mëngjesi me Arben Ahmetin” në Kanal 10,  .


“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka dalë nga gjiri i popullit dhe në krye me NATO-n kemi arritur që të çlirohemi, për çfarë? Deri kur kështu? Për të ardhur në një ditë që të shohim kësi lloj skenarësh të organizuara”, ka thënë Jashari.

Ai ka thënë se është e dhimbshme që Policia e Kosovës në ditën e arrestimit të Hysni Gucatit tek zyrat e OVL të UÇK-së, ka bërë mburojë për policët e huaj të cilët kanë kryer aksione brenda pa folur asnjë fjalë shqip.

Në trend Lajme

Më shumë
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Lajme
Kalo në kategori