Bekë Berisha del publikisht në mbështetje të Përparim Ramës për balotazhin e Prishtinës

Bekë Berisha, i cili garoi në zgjedhjet lokale për kryetar të Prishtinës, sot ka publikuar një video së bashku me kryetarin aktual, Përparim Ramën.
Nga pamjet, duket se Berisha ka vendosur ta mbështesë Ramën në balotazhin e 9 nëntorit, transmeton Telegrafi.
Të dy shihen duke shijuar një kafe në një lokal të Prishtinës, ndërsa Berisha rikthen me humor shprehjen e tij tashmë të njohur: “Kryetar, smart city, I like this guy.”
Prishtina ka shkuar në balotazh, ku gara do të zhvillohet ndërmjet Përparim Ramës (LDK) dhe Hajrulla Çeku (LVV). /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































