LAJMI I FUNDIT:

Bekë Berisha i AAK-së kërkon rinumërim total të votave

Bekë Berisha i AAK-së kërkon rinumërim total të votave
Foto: Arkiv

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka kërkuar rinumërim total të të gjitha votave në nivel vendi.

Berisha, në një postim në Facebook, ka shkruar se një rinumërim i përgjithshëm i votave do të largonte të gjitha dilemat mbi parregullsi në numërimin e votave për deputetë brenda të subjekteve politike.

“Një rinumërim total do të hiqte dilemat e të gjithëve. Nuk ka veç pak drejtësi. Nuk duhet te lejohet keqpërdorimi i asnjë vote”, ka shkruar Berisha.

Ndërkohë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur rinumërimi i votave me kusht, i atyre me postë për kandidatët për deputetë të Aleancës Ardhmërinë e Kosovës në të cilat ka qenë prezent komisionar që dyshohet për keqpërdorim sipas një videoje të publikuar në media.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka thënë sot se pasi të përmbyllen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me rinumërimet në QNR, atëherë KQZ mund të procedojë për certifikimin e rezultateve finale të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ndryshe, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e disa partive minoritare, në lidhje me keqpërdorim të votës së minoriteteve në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Numëruar në fletëvotime, PZAP ka anuluar në Zubin Potok gjithsej 407 fletëvotime, në Shtërpcë 499 fletëvotime, në Ranillug 255 fletëvotime, në Graçanicë 416 fletëvotime, në Partesh 196 fletëvotime, në Kllokot 249 fletëvotime dhe në Novobërdë 254 fletëvotime.

Ndërkaq, në komunat Zveçan, Leposaviq e Mitrovicë e Veriut, PZAP ka anuluar pjesërisht votat e Ujedinjena Zajednica të Adrijana Hoxhiqit dhe Koalicionit Vakat.

Nasha Iniciatica me seli në Mitrovicë, Lista Boshnjake Unioni Social Demokrat dhe Nova Demokratska Stranka, kishin dorëzuar ankesë, duke pretenduar se votat e partive boshnjake kanë shënuar rritje 49 për qind apo rreth 7.000 vota më shumë në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Një rritje e votës, sipas tyre, ka ardhur për shkak se komuniteti serb në Kosovë votoi për përfaqësuesit boshnjakë.

PZAP ka konstatuar se votat e subjektit të Adriana Hoxhiqit dhe koalicionit Vakat janë në dispropocion me numrin e banorëve të komunitetit boshnjak, të cilët i përkasin, andaj paraqesin vota të pavlefshme, për faktin se “është standard jo demokratik, që me votat e votuesve të një komuniteti të sigurohet e drejta e përfaqësimit të një komuniteti tjetër”.

Gjithashtu, PZAP ka pranuar pjesërisht ankesën e subjekteve politike boshnjake lidhur me fletëvotimet që i përkasin subjektit politik Romani Iniciativa, duke anuluar fletëvotime në komunat Leposaviq, Novobërdë, Ranillug, Partesh dhe Kllokot.

Votat e marra nga Romani Inciativa gjithashtu janë konsideruar se janë në dispropozicion me numrin e banorëve të komunitetit rom, e të cilat paraqesin vota të pavlefshme, ndërkohë që Partia Liberale Egjiptiane ka paralajmëruar ankesë nesër në Supreme për votat e orkestruara edhe në katër komuna.

Gjykata Supreme ka obligim të vendosë brenda 72 orëve në momentin e paraqitjes.

PZAP ka njoftuar se vendimet e Gjykatës Supreme do të jenë përfundimtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori