LAJMI I FUNDIT:

Bejtullai: Nëse duam fitore ndaj Kosovës, duhet të japim maksimumin

Bejtullai: Nëse duam fitore ndaj Kosovës, duhet të japim maksimumin
(Foto: Instagram/egzon_bejtullai4)

Maqedonia e Veriut të enjten zhvillon ndeshjen më të rëndësishme në histori të kësaj skuadre, atë ndaj Kosovës.

Mbrojtësi i kësaj përfaqësuese, Egzon Bejtullai, ka thënë se nëse ekipi i tij luan në nivel, atëherë me siguri se do të kualifikohet në Kampionatin Evropian.

“Pres kualifikim në Kampionatin Evropian. Nëse duam fitore ndaj Kosovës duhet të japim maksimumin. E respektojmë si kundërshtar, por objektivi dhe dëshira jonë janë të ditur. Kemi skuadër të shkëlqyer që luan bashkë qe një kohë të gjatë”.


(Foto: Instagram/egzon_bejtullai4)

“Ne jemi profesionistë, secila ndeshje ka rëndësinë e vet, por asgjë nuk do të na ndalë nëse luajmë ashtu si duam. Dhe në fund do ta përsëris se nëse luajmë ashtu si dimë do të arrijmë te fitorja”, citon ekipa.mk fjalët e mbrojtësit të Shkëndijës.

Ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës zhvillohet të enjten (8 tetor) me fillim nga ora 20:45. Këto dy përfaqësuese zhvillojnë përballjen gjysmëfinale të ‘play-offit’ në kuadër të Ligës së Kombeve, në kërkim të një shansi për të luajtur në Kampionatin Evropian.

Skuadra fituese do të zhvillojë edhe një finale të ‘play-offi’ kundër fituesit të përballjes tjetër që zhvillohet ndërmjet Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/egzon_bejtullai4)

Në trend Sport

Më shumë
Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

La Liga
Te Real Madridi

Te Real Madridi "me kontratë" lojtarët nuk kanë guxuar të thonë se Messi është më i mirë se Ronaldo

La Liga
Tammy Abraham shkëlqen, afrimet e dimrit vendosin ndeshjen – Milani mposht Romën për të kapur gjysmëfinalen

Tammy Abraham shkëlqen, afrimet e dimrit vendosin ndeshjen – Milani mposht Romën për të kapur gjysmëfinalen

Serie A
Rivaldo thotë se i kanë treguar nga Barcelona se kush do ta marrë numrin 10 në fanellë

Rivaldo thotë se i kanë treguar nga Barcelona se kush do ta marrë numrin 10 në fanellë

La Liga
“Ne kishim kaq shumë pritshmëri, besuar se mund ta kthenim rezultatin” - fjalët e para të Mikel Arteta pas humbjes

“Ne kishim kaq shumë pritshmëri, besuar se mund ta kthenim rezultatin” - fjalët e para të Mikel Arteta pas humbjes

Premier League
Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ndërkombëtare
Kalo në kategori