LAJMI I FUNDIT:

Bëhu pjesë e Marigona Hill me çmimet aktuale!

Bëhu pjesë e Marigona Hill me çmimet aktuale!

Në sektorin e ndërtimit çfarë po ndjehet fuqishëm është fakti që po mungojnë lëndët e para nga ana e furnitorëve tanë dhe rritjet e mëtejshme të çmimeve.

Në muajt e fundit ne jemi duke pranuar rritje të mëdha të çmimeve, të themi rrite të tepruara nga furnitorët tanë, kështu pra fatkeqësisht kjo nuk do të ndalet në muajt e ardhshëm dhe na kanë paralajmëruar për rritje të mëtejshme të çmimeve.

Këtu mund të shihni sa për ilustrim që rritje të çmimeve kanë pasur materialet, transporti dhe puna e ndërlidhur në ndërtim:

– 60% rritje të çmimit të hekurit nga fillimi i këtij viti dhe rritja pritet të arrijë në 84%,
– 80% rritje të çmimit të plastikës siç është paraqitur në grafikun më poshtë,
– 63% të produkteve të drurit si traje e dërrasave,
– 62% rritje të çmimit të stiroporit,
– 30% rritje të çmimit të bllokave,
– 400% rritje të çmimit të transportit nga Kina.

Kështu pra për arsyet e lartë cekura, nga data 1 Janar 2022 do të ngriten çmimet e shtëpive, tarracierëve dhe të apartamenteve në Marigona Hill në proporcion me rritjen e kostos së ndërtimit nga 10% e deri në 30%.

Për ju që keni shprehur interesim dhe dëshironi të bëheni pjesë e Marigona Hill, ju ftoj që ta shfrytëzoni këtë mundësi deri në fund të muajit dhjetor të përfitoni nga çmimet aktuale.

Për çdo informatë shtesë, kontaktoni:
Email: hello@marigonahill.com
Numri Kontaktues: 048 162 000

Zyret e Marigona Hill janë të hapura për vizita çdo ditë nga ora 09:00 deri në ora 17:00.

facebook.com/marigonahill
instagram.com/marigona.hill

Artikull i sponzorizuar