LAJMI I FUNDIT:

Behije Dragidella ka nevojë për ndihmë financiare për shërim jashtë vendit (Foto)

Behije Dragidella ka nevojë për ndihmë financiare për shërim jashtë vendit (Foto)

Behije Dragidella (33 vjeçare), nënë e tre fëmijëve, nga fshati Novolan komuna e Vushtrrisë, vuan nga një sëmundje e rëndë Leukemi Akute Lymboblastike.

Ajo ndodhet e shtrirë në QKUK, por gjendja e saj po rëndohet dita-ditës, ndërsa mjekët e kësaj klinike kanë rekomanduar trajtim jashtë vendit, meqë një sëmundje e tillë nuk trajtohet këtu.


Behija shërimin mund ta gjejë në ndonjë klinikë jashtë vendit dhe për trajtimin e saj duhen mjete financiare deri në 110 mijë euro, të cilat familja e saj nuk mund t’i grumbullojë.

Prandaj, të gjithë njerëzit që kanë mundësi të ndihmojnë, mund të kontaktojnë në këtë numër telefoni: 044 900 800, si dhe në kafiterinë ‘Labia’, e cila gjendet në hyrje të Vushtrrisë, ku nga sot ka filluar një aksion për grumbullimin e mjeteve. /Telegrafi/