Bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore për dëshmorin, Zeqir Rexhepi në Vërnicë të Mitrovicës
Në 26-vjetorin e rënies së dëshmorit, Zeqir Rexhepi është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore për të, në Vërnicë të Mitrovicës.
Kjo është arritur në bashkëpunim të Komunës së Mitrovicës dhe Shoqatave të Dalura nga Lufta e UÇK-së, shkruan Telegrafi.
Të pranishëm ishin zyrtarë të Komunës së Mitrovicës, përfaqësues të Shoqatave të Dalura nga lufta e UÇK-së, familjarë dhe bashkëluftëtarë të dëshmorit, Zeqir Rexhepi.
“Në emër të bashkëluftëtarëve për veprimtarinë luftarake të dësjmorit Zeqir Rexhepi foli ish Komandanti i Batalionit të Dytë, z. Gani Lahu i cili vlerësoi lartë figurën e tij luftarake dhe rënien në vijën e parë të frontit 26 vite më pare”, thuhet në njofti.
Asambleisti i Kuvendit të Komunës, Xhafer Preteni ka thënë se institucionet komunale do të angazhohen që vepra e çdo dëshmori të perkujtohet edhe tek brezat e rinj.
“Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Shoqatës se OVL- së dega në Mitrovicë z. Rafet Ibishi dhe Ish Komandanti i Brigadës 142 të ZOSH z. Enver Oruqi”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/
































