Bëhet viral momenti kur Jane Fonda e goditi në shpinë me certifikatën e çmimit regjisoren fituese në Kanë

Pamjet e aktores Jane Fonda duke ‘goditur’ me certifikatën e Palmës së Artë regjisoren Justine Triet në Festivalin e Filmit në Kanë, kanë vërshuar rrjetet sociale.
Në ceremoninë e mbylljes së festivalit, 85-vjeçarja kishte për detyrë të jepte çmimin për filmin më të mirë, gjë të cilën e bëri, megjithatë, vëmendje të veçantë mori lëvizja që pasoi.
Përkatësisht, Justine Triet mori Palmën e Artë për filmin “Anatomy of a Fall” dhe pasi mbajti fjalimin, harroi ta merrte certifikatën e çmimit.
Fonda u përpoq ta thërriste atë, por pa rezultat dhe më pas gjeti një mënyrë për t’ia tërhequr vëmendjen. Duke humbur durimin, mori letrën e çmimit dhe e qëlloi regjisoren pas shpine. Videoja e kësaj lëvizjeje u bë menjëherë hit në internet.
Nga
Telegrafi
30/05/2023
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































































