LAJMI I FUNDIT:

Bëhet shugurimi i Katedrales “Nëna Terezë” (Video)

Bëhet shugurimi i Katedrales “Nëna Terezë” (Video)

Sot është bërë shugurimi i katedrales “Shën Nëna Terezë” në Pruishtinë, në prani të dërguarit të posaçëm të Papa Françeskut, kardinalit Ernest Simoni.

Në ceremoninë e shugurimit ka marrë pjesë edhe përfaqësues të Ipeshkvisë, familja Rugova, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë Isa Mustafa etj.

Thaçi ka kujtuar veprën e Nënë Terezës, duke e quajtur simbol të mirësisë dhe dashurisë.


“Një vjet më parë, mora pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë nga Papa Francesku, në Vatikan. Si simbol i mirësisë, dashurisë dhe solidaritetit me njerëzit e vuajtur, Shën Tereza promovoi vlerat tona në gjithë globin. Sot po festojmë dyfish: njëvjetorin e shenjtërimit të Shën Terezës dhe shugurimin e Katedrales në Prishtinë, që mban emrin e saj”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Edhe Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës në orët e mëngjesit ka folur për atmosferën, ceremoninë nga Shugurimi i shenjtores dhe katedrales, “Shën Nënë Tereza”, me rastin e 20 vjetorit të vdekjes së shenjtores e nobelistes së paqes.

Ai tha se Gonxhe Bojaxhiu është një figurë që e do gjithë bota dhe për ne është një shqiptare e madhe.

“Për shugurimin e katedrales ‘Shën Nëna Terezë’ ka një interesim të madh nga mbarë bota. Papa Francesku na ka nderua, sepse për këtë ditë historike ka dërguar  një figurë shumë të lartë nga Vatikani, figurë të posaçëm, siç është kardinali, Ernest Simoni”, ka thënë Don Lush Gjergji. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Kalo në kategori