LAJMI I FUNDIT:

Bëhet një vit dhe asnjë seancë e gjykimit të Ukë Rugovës

Bëhet një vit dhe asnjë seancë e gjykimit të Ukë Rugovës

Ka kaluar gati plot një vit që nga seanca e fundit e gjykimit të Ukë Rugovës. Dhe, Gjykata e Prishtinës ende nuk ka caktuar një datë kur do të vazhdojë gjykimi i Ukë Rugova, ish-ministrit të Kulturës, Astrit Haraqija dhe të akuzuarve të tjerë në rastin në lidhje me aferën e vizave italiane.

Seanca e fundit për këtë rast ishte mbajtur në muajin nëntor të vitit të kaluar nën udhëheqjen e gjyqtarëve të EULEX-it.

Që nga ajo kohë, EULEX ka përfunduar mandatin në Kosovë, lënda është transferuar te gjyqtarët vendorë ndërsa nuk është caktuar të mbahet ende ndonjë seancë.


Më 30 janar të këtij viti, u raportua se EULEX kishte hequr dorë nga gjykimi i këtij rasti, duke e transferuar atë te vendorët.

Dhe, që nga ajo datë, gjyqtarja e këtij rasti, Naime Krasniqi-Jashanica, nuk ka caktuar asnjë seancë për këtë rast.

Kallxo.com e ka kontaktuar gjykatësen Krasniqi-Jashanica dhe e ka pyetur nëse ka caktuar ndonjë datë për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor.

Por, ajo ka thënë se deri më tash nuk ka caktuar ndonjë datë për seancën e radhës.

Gazeta ka kontaktuar edhe mbrojtësin e Ukë Rugovës, avokatin Nexhat Shabanin, i cili po ashtu tha se deri më tani nuk është informuar për caktimin e ndonjë seance në rastin ndaj klientit të tij.

Sipas aktakuzës së përpiluar nga Prokuroria Speciale, Ukë Rugova ishte pjesë e një grupi kriminal qëllimi i të cilit ishte përfitimi material, duke furnizuar individë me viza Schengen të BE-së nga Ambasada italiane në Prishtinë, të cilat janë marrë në mënyrë të paligjshme ose përmes korrupsionit, shkruan Kallxo.com.

Sipas aktakuzës plot 556 viza Schengen ishin marrë nga Ambasada e Italisë në Prishtinë në lidhje me aktivitetet e grupit.

Së bashku më Ukë Rugovën në këtë rast janë të akuzuar edhe Izet Beqiri, Florjan Petani, Qefser Baholli, Astrit Haraqija, Fitim Beqiri, Azad Beqiraj, Liridona Beqiri, Kujtim Avdyli, Ragip Gashi, Visar Beqiri, Hamza Beqiri, Azem Koskoviku, Edison Idrizaj, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Driton Voca, Valon Selimi, Fadil Ahmeti dhe Haxhi Islami.

Të akuzuarit e këtij rasti janë deklaruar të pafajshëm duke mohuar pretendimet e Prokurorisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori