LAJMI I FUNDIT:

Begaj pret gjeneralin e lartë amerikan në Tiranë, shpreh mirënjohje për punën e KFOR-it në Kosovë dhe angazhimin e Shqipërisë për industrinë e mbrojtjes

Begaj pret gjeneralin e lartë amerikan në Tiranë, shpreh mirënjohje për punën e KFOR-it në Kosovë dhe angazhimin e Shqipërisë për industrinë e mbrojtjes

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti këtë të martë Komandantin e Komandës Supreme të Aleatëve në Evropë, Gjeneralin Christopher G. Cavoli.

Gjatë bisedës me Gjeneral Cavolin, Presidenti i Republikës i përcolli Komandantit Suprem të Aleatëve në Evropë mirënjohjen për punën e kryer si SACEUR në mbrojtjen kolektive, si edhe për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe përballë sfidave të reja me synim ruajtjen e paqes dhe sigurisë në zonën Euroatlantike dhe në arenën ndërkombëtare.

Presidenti Begaj vlerësoi ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura Shqiptare, rritjen e bashkëpunimit me aleatët e NATO-s, të bazuara në angazhimet e përbashkëta dhe vizionin e vendit tonë për të rritur sigurinë transatlantike dhe për të forcuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.


Në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Presidenti Bajram Begaj theksoi gjatë bisedës me Gjeneral Cavolin ambiciet e Shqipërisë për të rigjallëruar industrinë e mbrojtjes, nismat dhe investimet e ndërmarra, si edhe ofrimin e Porto Romanos si bazë e NATO-s.

“Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë është shumë i rëndësishëm dhe e vlerësoj shumë rolin që luan Komanda Evropiane e SHBA-së në nxitjen e bashkëpunimit tonë dhe mbështetjen e Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, – u shpreh Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj.

Gjatë takimit u bisedua për forcimin e partneritetit strategjik, në një kohë, të cilën Presidenti Begaj e konsideroi si “të paprecedentë për sigurinë”, duke iu referuar agresionit rus në Ukrainë dhe konfliktit në Lindjen e Mesme.

“Këto konflikte kanë ndikimin e tyre negativ edhe në Ballkanin Perëndimor, një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën”, u shpreh Presidenti Begaj, i cili theksoi se Shqipëria është e angazhuar në përmbushjen e detyrimeve të Forcave të Armatosura për planin kombëtar të mbrojtjes, atë rajonal të paqes, sigurisë dhe stabilitetit, si dhe mbrojtjes kolektive në përputhje me modelin e Forcave të NATO-s.

Një mirënjohje të veçantë Presidenti Begaj përcolli për punën e kryer nga KFOR-i në Kosovë, duke shprehur njëherazi mbështetje ndaj këtij misioni për sigurinë në Kosovë dhe rolin si garantues për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori