LAJMI I FUNDIT:

Begaj: Në Malishevë deri tani 70 persona të infektuar me coronavirus, ndërsa 34 të shëruar

Begaj: Në Malishevë deri tani 70 persona të infektuar me coronavirus, ndërsa 34 të shëruar

Në komunën e Malishevës deri tani të infektuar me coronavirus janë 70 persona, kurse të shëruar 34.

Kështu bëri të ditur kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj gjatë takimit me komandantin Hubacher të njësisë së LMT-së në Malishevë.

Begaj, njoftoi  komandantin, Hubacher, se Komuna e Malishevës ka 44 fshatra dhe afro 70 mijë banorë, ku prej tyre afro 15 mijë qytetarë tanë, punojnë në vendet e ndryshme të Evropës, duke përfshirë edhe shtetin e Zvicrës.


“Malisheva është kryesisht një vend bujqësorë dhe me disa degë të bizneseve tregtare, kurse ne si komunë kemi bërë investime në infrastrukturën shkollore, kanalizime, ujësjellës, shëndetësi, rrugë, në ndërtimin e objekteve për banim social si dhe në pajisjen  me mjete të këtyre sektorëve”, tha ai.

Ndërsa për situatën me coronavirus, që u paraqit në këtë fillimvit, ku nga muaji mars u prekën edhe qytetarë malishevas, pasi pati edhe të ardhur nga jashtë, kryesisht nga Italia.

“Deri tash në komunën tonë, janë prekur 70 persona, kurse janë shëruar, 34 persona. Ne, si struktura komunale ia kemi dalë, që ta menaxhojmë mirë situatën me COVID-19, dhe kemi marrë e zbatuar masat mbrojtëse të cilat edhe rezultuan të suksesshme, prandaj edhe falënderoi të gjithë donatorët që ndihmuan dhe po vazhdojnë t’i ndihmojnë  Malishevës në këtë kohë të rëndë pandemike”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori