LAJMI I FUNDIT:

Begaj në BeH takon anëtarët e Presidencës: Njohja e Kosovës do të ndikojë në siguri dhe stabilitetin rajonal

Begaj në BeH takon anëtarët e Presidencës: Njohja e Kosovës do të ndikojë në siguri dhe stabilitetin rajonal

Në qendër të konferencës për shtyp të mbajtur në Sarajevë sot, ishte çështja e njohjes së Kosovës dhe heqja e vizave për qytetarët e Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Takimi u mbajt mes anëtarëve të Kryesisë së Bosnjë-Hercegovinës dhe Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili është në një vizitë zyrtare.

Edhe pse në takimin dypalësh u diskutuan kryesisht marrëdhëniet bilaterale dhe procesi i integrimit evropian, debati për Kosovën zuri vend qendror.


Kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Beqiroviq, e përmendi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si një mik të madh të bashkëpunimit rajonal, duke e vlerësuar vendimin e tij për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës si një hap të rëndësishëm.

Në anën tjetër, anëtarja e Presidencës, Zhelka Cvijanoviq, theksoi nevojën për bashkëpunim në zbatimin e Marrëveshjes së Berlinit dhe katër lirive të BE-së, duke nënvizuar sfidat në lëvizjen e mallrave mes Serbisë dhe Kosovës.

Ndërkohë, Zhelko Komshiq, një tjetër anëtar i Presidencës, e vlerësoi çështjen e vizave si një problem që duhet të zgjidhet mes Kosovës dhe Bosnjës, pa përfshirjen e palëve të treta.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, përsëriti qëndrimin e tij për pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se njohja e saj do të kontribuojë në paqen dhe stabilitetin rajonal.

Ai gjithashtu kërkoi hapjen e ambasadave mes Shqipërisë dhe Bosnjës si dhe linjën ajrore Tiranë-Sarajevë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori