Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me sulmin terrorist të ndodhur në Bondi Beach, Australi, duke e dënuar atë me forcë dhe duke shprehur solidaritetin e Shqipërisë me popullin australian.

Kreu i Shtetit shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave të pafajshme dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit, duke theksuar se akte të tilla dhune janë të papranueshme dhe cenojnë vlerat themelore njerëzore, shkruan ATSH.


Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj nënvizoi se Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Australinë në luftën kundër terrorizmit dhe urrejtjes.

“Dënoj me forcë sulmin terrorist në Bondi Beach, Australi. Ngushëllime familjeve të viktimave të pafajshme, shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është në solidaritet të plotë me Australinë kundër terrorizmit dhe urrejtjes”, shkruan Presidenti në reagimin e tij.