Këngëtarja e njohur kosovare, Era Istrefi, është pritur sot (e premte) në zyrën e presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ajo është nderuar me medaljen e jubileut të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.


era istrefi thaqi 2 1

E veshur me një këmishë të verdhë të shkurtër, Istrefi ka befasuar me paraqitjen gjatë vizitës së saj në Presidencë.

eras 1

Ajo është shfaqur mjaft provokuese, teksa veshja e shkurtër nxirrte në pah këmbët e saj të gjata më shumë se ç'duhej.

eras 2

Imazhet e publikuara menjëherë në rrjetet sociale kanë ngjallur reagime dhe shumë komente nga fansat, disa prej të cilëve e kanë përgëzuar për paraqitjen, por pati edhe nga ata që e pritën me kritika këtë paraqitje mjaft të ekspozuar.

eras 3

“Jam e lumtur që kjo medalje më motivon më shumë që me promovuar më shumë Kosovën që me pas edhe më shumë suksese. Falënderoj presidentin për Medaljen dhe ndihem e nderuar për këtë. Kjo më jep edhe një ekstra motivim që ta promovoj edhe më tepër vendim pasi që jemi një popull që e meritojmë shumë”, ka thënë ndër të tjerash Era.

era 12 1

Ajo u përgëzua për paraqitjen dinjitoze në natën finale të Kampionatit Botëror, ku para miliona shikuesve performoi hitin "Live it up", së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.

era 4

Ky ka qenë suksesi më i madh i artistes nga Kosova, e cila tash e sa kohë ka arritur që të rangohet si emër i suksesshëm edhe në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/